Era Istrefi nis xhirimet e klipit të ri, duket një kaçurrele atraktive me ndryshimin e ri në pamje

 
 

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi nuk po i ndalet punës për projektet e reja muzikore.

Ajo në një https://telegrafi.com/era-istrefi-interviste-ekskluzive-per-telegrafin-2018-nje-vit-paharrueshem-mbeshtetja-juaj-eshte-motiv-per-te-vazhduar-tutje/>intervistë për Telegrafin të dhënë pak javë më parë, ka bërë të ditur se është duke sjellë për fansat atë çfarë ata duan tash e një kohë – një bashkëpunim me motrën e saj, Norën.

“Do të sjellë atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motrën time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera”, ka thënë Era për Telegrafin.

Kënga ka përfunduar së incizuari, teksa këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit.

Era e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme ose aktivitetet muzikore.

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri, të cilat po kryhen në Prizren.

Për këtë klip, këngëtarja Istrefi ka ndërruar edhe pamje pasi është shndërruar në një bionde atraktive me flokë kaçurrele.

Nga pamjet e publikuara, duket se ky projekt muzikor do të jetë mjaft i veçantë, dhe se Era pritet të vijë me një performancë mjaft atraktive, shoqëruar nga shumë balerinë. /Telegrafi/