Era Istrefi si “statujë” në klipin e ri
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.
Ajo ka bërë të ditur se është duke përgatitur një duet të veçantë me motrën e saj, Norën.
Kënga ka përfunduar së incizuari, ndërsa këto ditë janë kryer edhe xhirimet e klipit.
Ishte Nora ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit, teksa një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe Era.
Madje, motra e vogël e familjes Istrefi ka bërë të ditur se klipi i ri do të jetë më special, kjo ngase në të ajo do të shfaqet si një statujë.
Nuk do të mungojnë efektet vizuele dhe ato të animuara që do ta mundësojnë këtë skenë, që në pamje të parë duket vërtet interesante.
“Statuja e lodhjes”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur se ka qenë mjaft e lodhur gjatë xhirimeve.
Ndërkohë, në disa prej imazheve tjera, ajo shfaqet mjaft atraktive teksa pozon e zhveshur, dhe vë në dukje pjesën e sipërme.
Dueti me Norën do të shënojë bashkëpunimin e parë mes motrave Istrefi në karrierën e tyre. /Telegrafi/