Era Rusi paralajmëron trendin e ri: Dasma për të divorcuarit

  

Era Rusi është një prej artisteve të njohura shqiptare, e cila performon shpesh herë dhe në dasma shqiptare. E ftuar në “Late Night Show” në Ora News, ajo ka zbuluar se i ka ndodhur që të ketë martuar cifte nga dy herë. Gjatë bisedës, së bashku me moderatorin dhe këngëtarin Kastro Zizo, mendojnë të sjellin trendin e ri: Dasmë për divorc.

Era Rusi: I kam martuar dhe nga dy herë disa. Më kanë thënë nuk më eci me të parën, hajde e provojmë dhe me të dytën. Imagjino të më kishin marrë për të kënduar për divorc, do kisha bërë më shumë lekë.

Kastro Zizo: Pse se mendon këtë gjë?

Era Rusi: Nuk festojnë kur divorcohen.

Kastro Zizo: Do të të jap numrin e atyre që divorcohen, të nisësh një trend të ri. Biles të vi dhe unë të këndojmë për divorce.