Erjona Sulejmani me set të ri fotografik

  
  

Erjona Sulejmani është duke vazhduar me angazhimet e saja profesionale, teksa bën rolin e modeles.

Në profilin e saj në Instagram, e ka publikuar një video, në të cilën shfaqet duke realizuar një set të ri fotografik.

Ajo shfaqet e veshur me kostum të kuq larjeje duke vënë në plan të parë figurën e saj trupore, gjatë pozimit për fotografin Elia Vaccaro.

Kujtojmë që bukuroshja u bë e njohur me prezencën e saj në tribunat e stadiumeve, ku mori vëmendje me dukjen e saj.

Erjona ka qenë e martuar me futbollistin shqiptar, https://telegrafi.com/tag/blerim-xhemaili/ target=”_blank” rel=”noopener”>Blerim Xhemaili, me të cilin u ndanë në vitin 2017.

Bukuroshja shqiptare ishte ndër femrat që mori vëmendjen gjatë Kampionatit Evropian, ‘Euro 2016’, gjatë ndeshjeve kur luante Zvicra, skuadër të cilën e përfaqësonte ish-bashkëshorti i saj.

Versioni italian i revistës së popullarizuar, GQ, e shpalli atë si https://telegrafi.com/te-gjithe-e-duan-erjonen-gruaja-e-xhemailit-shpallet-tifozja-atraktive-ne-evrope-foto/ target=”_blank” rel=”noopener”>tifozen më atraktive dhe bëri një fotosesion bardhezi. /Telegrafi/