Ermal Fejzullahu me bashkëshorten dhe fëmijët shijojnë pushimet në Dubai

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është mjaft aktiv në muzikë me koncerte e projekte të shumta muzikore.
Ai është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij, teksa tash e sa vite vazhdon të jetë ndër emrat më të kërkuar në estradë.
Ermali është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, Fejzullahu bashkë me familjen e tij, kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të merituara pushimi.
Ata kanë zgjedhur destinacionin luksoz Dubai, për të shijuar disa ditë të mira dhe të ngrohta në këtë vend.
Foto: Ermal Fejzullahu/InstaStory
Ermali dhe bashkëshortja e tij, Ariana, kanë qenë ata të cilët kanë ndarë me ndjekësit imazhe nga udhëtimi i tyre në Dubai, ndërsa kanë bërë të ditur se po ia kalojnë mirë në shoqëri të njëri-tjetrit.
Në muajt në vazhdim, Ermali pritet të prezantojë për fansat edhe projektin e tij më të ri muzikor. /Telegrafi/
Foto: Ermal Fejzullahu/InstaStory
Foto: Ermal Fejzullahu/InstaStory
Foto: Ermal Fejzullahu/InstaStory
Foto: Ermal Fejzullahu/InstaStory