Sabri Fejzullahu ka publikuar edhe një këngë të re.
Sabri Fejzullahu ka publikuar këngën me titull “Nuk të njoh”, të cilës ia bashkëngjiti edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.
Padyshim që projektin e tij të ri e ka shpërndarë në rrjete sociale edhe djali i tij, Ermali.
Në mbishkrimin që i la këtij postimi, këngëtari shkruan “Legjenda jem”, duke i dhënë përkrahjen maksimale babait.
Kujtojmë që si Sabriu ashtu edhe Ermali, janë shumë aktiv me projekte të reja muzikore. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com
