Eugent Bushpepa në zi, humb njeriun e shtrenjtë

  

Rokeri i njohur Eugent Bushpepa ka humbur babain e tij.

Lajmi është dhënë nga gazetari Gjergj Marku. Ai shkruan se babai i Bushpepës është ndarë nga jeta të dielën.

Sipas tij, Gjon Bushpepa pësoi një aksident në Tiranë, ku jetonte prej vitesh, dhe qëndroi në koma prej disa ditësh.

“Sot, për të ngushëlluar artistin Gent Bushpepa dhe familjarët për ndarjen nga jeta të babait të tij!

Babai i këngëtarit të njohur mirditas është ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rendë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh.

Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektorë në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë.

Ceremonia mortore në Rreshen.

Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakoheshme!”-shkruajti Marku në një postim në Facebook të dielën (20 janar).