Evi Reçi në përgatitje të një bashkëpunimi interesant me Shantel
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Evi Reçi, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të re të rrymës ballkan/elektro, e cila do të jetë bashkëpunim me artistin Shantel.
Shantel është i njohur për publikun shqiptar si interpretuesi i këngës së njohur “Disko disko Partizani”.
Lajmin për këtë bashkëpunim e ka bërë të ditur edhe vet artistja përmes një imazhi të publikuar në InstaStory, ku shihet në studio duke incizuar këngën e re.
E kontaktuar nga Telegrafi, Evi pranoi se është në realizim e sipër të këtij projekti muzikor, që do të jetë shumë shpejt gati për publikun.
“Këto ditë pritet të përfundojë së incizuari kënga, dhe më pas do vijojmë me xhirimet e klipit. Do të jetë një bashkëpunim shumë interesant me Shantel, pasi ai do të këndojë një pjesë në anglisht, dhe unë në shqip”, tha Evi Reçi për Telegrafin.
Më interesante akoma është tematika e këngës, pasi ky projekt muzikor do t’i dedikohet një vajze të famshme shqiptare.
Sergio Hajdini dhe Keli Guga janë dy emrat që janë kujdesur për realizimin e këtij produksioni muzikor. /Telegrafi/