Familja e Safetes, shembull për të gjithë
Ndër vite, kanë qenë vajzat e saj frymëzimi dhe shkaku kryesor, që ajo ka vazhduar më tutje në profesionin e saj.
Safete Mustafa, është emri mjaft i lakuar në mediat rozë, e sidomos e kërkuar për evente, dhe ahengje të ndryshme, shkruan Kosovarja.
Ashtu siç u bë, që zëri i saj të strehohet ndër breza të tërë, ashtu edhe familja e saj nuk po mbet jashtë kësaj pjese.
Janë dy vajzat e saj dhe bashkëshorti i Safetes, njëkohësisht (njerku i vajzave), që po përfolet tejet shumë nga të gjithë.
E përkundër zërave dhe fjalëve të ndryshme, katërshja çdo herë e më shumë po e pasqyron një familje të qetë, dhe të lumtur pranë njëri tjetrit.,
Të paktën, kështu imazhet që po rrjedhin nëpër rrjete sociale po e dëshmojnë këtë gjë, e njëra ndër to është edhe kjo që do ta shihni në vijim. /Kosovarja/
albshowbizzz.com