Fatlume Popovci, e sfidon veten edhe në këtë zhanër

 
 

Fatlume Popovci, është një nga emrat më të rinj në showbizin shqiptar.

Ndonëse e re në muzikë, ajo arriti që mjaft mirë të ngjitet në top majet e muzikës, ku kemi pasur rastin të dëgjojmë në të gjitha sferat e zhanrit muzikor duke kënduar.

Ani pse të gjitha i shkojnë për shtati, është një zhanër që asaj më së shumti i fle në shpirt, e ajo është folklorikja, shkruan Kosovarja.

Këtë gjë, ajo na tregoi më së miri përmes disa publikimeve që bëri në Instastory e cila shihej duke interpretuar njërën nga këngët më të dëgjuara e që është “Moj Kosove Mriz me zana”.

Sigurisht, që pasi të dëgjoni këtë interpretim nga ajo, më nuk do ta ndërroni, dhe do të jetë një nga këngëtaret e pazëvendësueshme sa i përket folklorit.

Kujtojmë, se Fatlumja është e angazhuar edhe në mbrëmje të ndryshme duke performuar, për çka tanimë edhe u bë mjaft e popullarizuar tek një masë e gjerë. /Kosovarja/

 
 

albshowbizzz.com