Feliks Bilani me karrierë jashtë kufijve: Nuk jam i njohur në Shqipëri se nuk fotografoj dasmat

  

Fotografi Feliks Bilani ka zbuluar se fama e tij nuk është në Shqipëri, por jashtë kufijve. Në intervistën e tij për “Late Night Show” në Ora News, Feliksi tregoi se kohët e fundit ka dalë një trend i ri, fotografi si alpinist.

Ai ka një koment për këtë dhe për fotografët e dasmave, të cilët kanë marrë hapësirën për tu quajtur profesionistë, duke i lënë disi në heshtje të tjerët.

Feliks Bilani:
E keqja është që njohja ime më e madhe është përtej kufijve shqiptar sesa brenda kufijve, vetëm për faktin se unë nuk fotografoj dasmat. Ata njohin fotografinë shqiptare. Kur them dasmat, nuk kam asgjë por i kanë dhënë hapësirë duke u quajtur profesionistë këta individë dhe jo fotografëve shqiptarë, që nuk jam vetëm unë.

Ka dalë dhe trendi më fundit për trashëgiminë kulturore që duhet të jesh shumë specifik si fotograf për tu marrë me të, që është fotograf i mirë se është alpinist.