Fero i pandalshëm, dy milionë për dy javë me “Alles Baba”

 
 

Hip hop ylli i ri, Fero, po tregon se nuk e ka ndërmend ta ndalet.

Reperi i On Records ka mbushur me sukses boshllëkun e lënë nga Mozzik dhe Getinjo të cilët u larguan nga kjo kompani muzikore.

Fero lansoi një varg këngësh, e suksesi më i fundit erdhi me projektin “Alles Baba”.

Kënga e punuar nga Zzap n’Chriss dhe FilmNation në videoklip është një këngë ritmike hip hopi.

Fero ka bërë bujë me deklaratate tij kontraverse dhe paraqitjet e shumta televizive.

Mënyra e tij e veçantë e adresimit ndaj publikut ka bërë që ai të ketë shumë vëmendje dhe përcjellës, shumë prej të cilëve edhe dëgjues të muzikës së tij. /Telegrafi/