Film për karrierën e Francesko Tottit, aktori i famshëm kanditati kryesor

  Së shpejti pritet të vijë filmi në të cilin flitet për karrierën dhe jetën e Françesko Totit.      

Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesko Totti, i cili mbrojti gjatë gjithë karrierës ngjyrat e skuadrës ‘verdhë-kuqe’, do të jetë në qendër të një filmi ku flitet për karrierën dhe jetën e tij, transmeton lajmi.net.

Totti karrierën e nisi në vitin 1992 dhe e përmbylli në 2017-ën, kështu duke mos i tradhtuar asnjëherë ngjyrat e fanellës së tij.

E tashmë që kanë kaluar dy vite prej kur ai e ka përfunduar karrierën, pritet që t’i bëhet një film.

Për të luajtur rolin e tij, ka dalë vullnetar aktori i njohur skocez Xhejms Mekavoi. Ai gjithashtu është edhe tifoz i apasonuar i futbollit, madje rastësisht ka ngjashmëri në pamje me ish-kapitenin e Romës. Ai u shpreh: “I ngjaj Françeskos dhe jam gati ta interpretoj nëse ma ofrojnë atë rol. Toti është personazh i jashtëzakonshëm i futbollit. Më vini në provë dhe do të tregoj sa vlej”./Lajmi.net/ 

  

 

albshowbizzz.com