Flori, i lidhur me Kejsin apo Fifin? Kjo është e vërteta

 
 

Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi për jetën e tij private. Një herë u përfol se ishte lidhur me Fifin e një herë tjetër me Kejsin, po duket se gjithçka ka mbetur në kuadër të thashethemeve.

Të tre ndodheshin mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan” ku gjatë një loje, Kejsi duhet të zgjidhte se me kë do martohej dhe Flori i tha: “Më ke mua”.

“Po kjo thotë është single, ti i thua më ke mua, nuk po marr vesh çfarë po ndodh”, i tha Luana Florit duke iu referuar faktit që Kejsi në një prej lojërave tha se është single.

“Kejsin e ka dashnore, mua më ka grua, na ka të dyjave”, i tha Fifi me humor duke i bërë të gjithë të qeshin.

 
 

albshowbizzz.com