Flori Mumajesi tregon historinë e dhimbshme, pse nuk dëgjon me njërin vesh

  Flori Mumajesi ka rrëfyer se si e ka humbur dëgjimin në masën 70%.      

Flori Mumajesi kohë më parë nëpërmjet postimit të një fotografie ka pohuar se me njërin nga veshët ka humbur dëgjimin ne masën 70%.

Këtë gjë ai e ka treguar ne mënyrë simbolike edhe me një tatuazh ne anën e veshit te prekur, qe simbolizon pikërisht këtë gjë.

Ndërsa gjatë një interviste të fundit në emisionin e Luana Vjollcës, kantautori Flori Mumajesi ka shpjeguar detajet.

Ai tha se dëgjimin në njërin vesh e ka humbur në moshën 13-vjeçare, pasi nuk kishte kushte të përshtatshme dhe dëgjonte muzikë nga njëri vesh me një boks me volum shumë të lartë./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com