Franca në Eurovision përfaqësohet nga transeksuali marokien, Bilal Hassani
Franca në garën për këngën më të mirë të kontinentit tonë, Evropës do të përfaqësohet nga transeksuali, Bilal Hassani.
Eurosongu këtë vit do të mbahet në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit dhe pritet të fillojë më 18 maj.
Pasi fitoi 200 pikë në garën e “Detination Eurovision”, Hassani fitoi të drejtën të përfaqësojë Francën me këngën “Roi”, që do të thotë “Mbreti”.
Kënga e kompozuan Emilie Satt dhe Jean-Karl Lucas, më mirë të njohur si Madame Monsieur.
Bilal Hassani, njëkohësisht është këngëtar dhe kompozitor 19-vjeçar francez, por me origjinë marokene.
Ai filloi të luajë muzikë kur ishte pesëvjeçar dhe u bë i njohur me performanca të ndryshme gjersa ka rreth 800 mijë ndjekës në YouTube.
Informacioni që Hassani do të përfaqësojë Francën në Eurosong ka ngjallur vëmendjen e publikut, kryesisht për shkak të faktit se Hassani është një transeksual.
Ndryshe, Shqipëria do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. /Telegrafi/