‘Fun Day’ me Fatmën arrin deri në Bangkok, Tailandë! Trejsi Sejdini tashmë është e preferuara e tyre! [FOTO]

 

Edhe pse nuk fitoi një nga çmimet e para, Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga Trejsi Sejdini dhe kjo duket fare mirë në rrjetet sociale. Ndjekësit tajlandezë të Trejsi Sejdinit, 18 vjeçares nga Elbasani që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, që prej fillimit e kanë pritur mjaft mirë dhe teksa arriti në aeroportin e tyre ata e pritën me flamuj shqiptarë dhe me postera dashamirës.

Ata e kanë quajtur madje “Nong Trej”, ose “Motra e Vogël Trej”. Rrjetet sociale në Tajlandë janë mbushur me faqe të hapura në mbështetje të vajzës që tajlandezët mendojnë se duhej të kishte fituar.

sjo.jpg

Tani fama e Trejsit nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Tashmë shumë persona nga vende të ndryshme të botës janë fansat të Sejdinit. Por vlen të veçojmë tailandezët të cilët nuk mund ta harrojnë lehtë Miss-in shqiptare. Intervista e Trejsit në emisionin “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani. Këtë na e tregon fotoja më poshtë ku një fanse e Trejsit po e sheh emisionin nga Tailanda dhe shprehet mjaft e lumtur që arrin ta ndjekë në këtë mënyrë të preferuarën e saj. Gjithashtu edhe Fatma e ka shpërndarë këtë foto në Insta Story, ku tregon se Fun Day arriti deri në Bangkok, Tailandë!/intv.al/

8e2f9a66-a02a-48d3-9d23-f47340efb82b.jpg

Për më shumë ndiqni intervistën e Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini në Fun Day!

 

 

 

albshowbizzz.com