Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të dytë
Shkodran Mustafi bëhet baba për herë të dytë.
Përmes llogarisë së tij në “Instagram” mbrojtësi shqiptar, por që aktivizohet me kombëtaren e Gjermanisë ka dhënë lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së tij të dytë. Në foton e publikuar, mbrojtësi i Arsenalit zbulon edhe gjininë e foshnjes, e cila i përket seksit mashkull.
“Shumë i lumtur që po ju njoftoj për lindjen e djalit tonë. Është gjithmonë një ndjenjë speciale kur pret në familje një anëtar të ri”,-ka shkruar Mustafi në “Instagram”.
Kujtojmë që Mustafi nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij, teksa e ka nisur vitin 2019 në infermjeri.