Gabimi i merr “fytyrën” Arianës, ngatërron hitin muzikor me zgarë barbekju

  

Ariana Grande bëri një veprim tipik të një ylli popi. Ajo vendosi të bëjë tatuazh hitin e ri muzikor “7 rings”, por në gjuhën japoneze.

Fotografinë e dorës e shpërndau në Twitter, por e fshiu pas disa minutash sepse fansat japonezë vunë re një gabim. Në vend që të “7 Rings”, Ariana shkruajti “shichirin” që do të thotë zgarë barbekju në stilin japonez.

Një tjetër detaj që vihej re ishte filteri që kishte përdorur ylli i popit, të cilin fansat e konsiderojnë si dicka të tepruar pasi është vetëm dora.

Të gjitha këto komente bënë që Ariana të fshinte fotografinë.