Genc Prelvukaj dhe Aurela Gaçe po vijnë me bashkëpunim
Genc Prelvukaj ditë më parë solli këngën “Ylli e Hana”, i cili duket se po pëlqehet prej publikut.
Me tekst të shkruar nga vetë këngëtari, ka bërë që edhe kolegët e estradës ta pëlqejnë këngën.
Një prej tyre ishte edhe Aurela Gaçe, e cila në llogaritë e rrjeteve sociale e ka shpërndarë këngën duke shkruar iu kujtuan krijimet e para të Prelvukajt.
View this post on Instagram
A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on Jan 7, 2019 at 9:20am PST
Natyrisht, edhe vetë ai reagoi menjëherë duke zbuluar një të pathënë deri më tani në mediat tona.
Dyshja tashmë e sa kohë kanë planifikuar të publikojnë një këngë të përbashkët dhe duket se ky vit do të jetë vendimtar.
“Aurela faleminderit për shpërndarjen në radhë të parë. Së dyti sivjet do bëjmë diçka të madhe bashkë siç e kemi folur shumë herë”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Ndryshe, Genci dhe Aurela janë duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore që do t’i sjellin gjatë këtij viti. /Telegrafi/