Gent Fatali darkë romantike me të dashurën në Paris

 
 

Gent Fatali ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re para fansave.

Megjithatë projekte e sjella gjatë vitit të kaluar ende po vlerësohen prej adhuruesve të këngëtarit.

Ai ka punuar pos karrierës muzikore edhe në jetën sentimentale duke humbur më statusin e beqarit.

Dhe duket se Genti më nuk e ka ndërmend më të fshihet dhe tashmë haptas po tregon se është i dashuruar.

Fatali së fundi po qëndron në kryeqytetin francez, i cili është simbol i dashurisë gjersa ka publikuar edhe disa imazhe në rrjetet sociale.

Duke darkuar në Paris, ai është fotografuar teksa mban në duar një trëndafil të bardhë, i cili është simbol i dashurisë së pastër.

E në të njëjtin vend me të njëjtën lule është fotografuar edhe e dashura e këngëtarit, Rozafa.

Ndryshe, Fatali është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/