Gent Fatali zotohet: Kënga ime e re ‘KRYEVEPËR’
Ka gjashtë muaj që nuk ka publikuar
këngë të re megjithatë kjo s’do të thotë që s’ka punuar në këtë drejtim.
Reperi i njohur kosovar Gent
Fatali, ka dhënë një intervistë për Prive ku ka folur për projektet e reja,
derisa ka thënë se arsyeja pse ka kohë pa publikuar këngë është fakti që ai e
ka punuar në detaje projektin e tij të ri.
Madje ka thënë se kënga e re do të
jetë më e mira e karrierës së tij muzikore!
“Kënga e re është Kryevepër. Edhe publiku do ta shohë”, ka thënë reperi, kurse edhe kjo këngë sikur të tjerat të reperit, i dedikohet një dashurie që ka përfunduar me ndarje. /Prive.al
albshowbizzz.com