Genta po shijon pushimet dimërore në Chicago

  
  

Ajo duket se për pak është larguar nga bota e muzikës duke zgjedhur të pushoj.

Genta Ismajli ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me këngë të reja si dhe koncerte të ndryshme.

Bukuroshja shqiptare ka kohë që është rikthyer pranë gjirit familjar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fakt, zeshkania po vazhdon të sjell imazhe dhe video të ndryshme nga qyteti i bukur i Chicagos, Illinoisit.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa merr poza në rrugët e mbushura me dëborë.

Ndërkohë, ajo ka paralajmëruar muaj më parë se është duke punuar në projekte të reja duke përfshirë edhe me Irkenc Hysën.

Ndryshe, Genta ditë më parë ka pohuar se do të dëshironte të jetë nën lëkurën e një presidenti. /Telegrafi/