Georgina publikon fotografi nga pushimet, e dashura Ronaldos tregon suksesin e arritur përmes ushtrimeve

 
 

Georgina Rodriguez është vazhdimisht e angazhuar në palestër për formësimin dhe ruajtjen e linjave trupore.

E dashura e Cristiano Ronaldos shpesh publikon xhirime dhe fotografi nga ushtrimet e saja në shtëpi dhe në palestër duke treguar se përkushtohet shumë për fizikun e saj.

Dhe falë stërvitjeve të rregullta, ajo ka bërë forma të pëlqyeshme trupore dhe admirohet nga të gjithë.

Dhe për të treguar suksesin e arritur, 24-vjeçarja i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku ka pozuar me bikini.

Ajo është kujdesur që ekspozimi të mos jetë i tepruar, ndërsa imazhet e reja i ka realizuar nga pushimet me Ronaldon.

Së fundmi, Georgina dhe futbollisti i Juventusit kanë qëndruar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe për pushime.

Mirëpo, edhe atje, çifti i popullarizuar ka treguar se https://telegrafi.com/edhe-gjate-pushimeve-ne-dubai-ronaldo-dhe-familja-e-tij-sterviten-ne-palester/ target=”_blank” rel=”noopener”>i kushtojnë rëndësi të madhe ushtrimeve dhe nuk heqin dorë as gjatë pushimeve. /Telegrafi/