Georgina vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, tregon se në mungesë të Ronaldos kalon kohën me fëmijët
Një shëtitje në qytet gjatë vikendit, gjithmonë është e mirëpritur dhe këtë mundësi nuk e lëshoi edhe Georgina Rodriguez.
Partnerja e https://telegrafi.com/tag/cristiano-ronaldo/ target=”_blank” rel=”noopener”>Cristiano Ronaldos, tani pasi është një figurë e njohur, nuk ngurron edhe të ndajë pjesë nga dita e saj me ndjekësit në rrjetet sociale.
Mëngjesin e të shtunës, Georgina e kishte ndarë për një shëtitje në qytetin e Torinos së bashku me vajzën e vogël, Alana Martina.
Alana nuk pushonte duke thirrur babanë e saj, i cili ishte në udhëtim në Bologna me Juventusin për ndeshjen në kuadër të Kupës së Italisë.
Rodriguez tregon se vajza e saj njëvjeçare është zgjuar në mëngjes kështu dhe nuk ka pushuar duke thirrur babanë e saj.
Kujtojmë se Alana është fëmija më i vogël dhe i vetëm i përbashkët i çiftit, ndërsa Ronaldo ka edhe tre fëmijë tjerë që kanë lindur me nëna surrogate.
Ai u bë baba për herë të parë më 17 qershor 2010 kur erdhi në jetë djali Cristiano Jr., i cili lindi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më vonë (8 qershor 2017), CR7 u bë baba i binjakëve, vajzës Eva dhe djalit Mateo, po ashtu në SHBA përmes një nëne surrogate. Derisa Georgina e lindi Alana Martinan më 12 nëntor 2017. /Telegrafi/