Dy prej reperëve më të mirë të momentit Ghetto Geasy dhe Fero mund të surprizojnë publikun me një duet.
Të dy kanë një numër të madh fansash, të cilët i mbështesin në çdo hap që marrin në karrierë.
Menaxherët e dy artisteve janë kontaktuar nga “lajmi.net” për të zbuluar të vërtetën e këtij dueti.
Menaxheri i Getit, Dekorim Sahiti tha se nuk është ende një plan i tillë por çdo gjë mund të ndodhë. Ndërsa menaxheri i Feros, Mehmet Elshani tha se kanë raporte të mira me Ghetto-n dhe e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi pasi kanë raporte të mira me të.
Mbetet për tu parë nëse dy artistët do të punojnë për të sjellë një hit në tregun muzikor shqiptar.
