Gjërat bëhen serioze mes Kendall Jenner dhe Ben Simmons

  

Mesa duket gjërat mes Kendall Jenner dhe Ben Simmons  po bëhen serioze.

Ylli i basketbollit uli të dashurën e tij pranë mamasë gjatë ndeshjes së Philadelphia 76ers.

Supermodelja u fotografua në krah të nënës së Ben ndërsa ky i fundit luante kundër Houston Rockets, duke siguruar një fitore 121 deri në 93.

Të dyja u panë duke qeshur me njëra-tjetrën dhe duke biseduar.

Por nuk është hera e parë që Kendall dhe Julie kanë qëndruar së bashku. Nuse e vjehrrë ishin nën shoqërinë njëra-tjerës edhe gjatë një ndeshje në nëntor 2018.