Gjira Kajtazi shtatzënë për herë të parë
Gjira Kajtazi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikore para fansave të saj.
Por, duket se këngëtarja kohët e fundit ka pasur një arsye të fortë pse nuk është marrë edhe shumë me muzikë.
Artistja që bëri për vete publikun me stilin e veçantë të muzikës, për revoltën e shfaqur në tekste, ka treguar se është duke pritur të bëhet nënë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale teksa ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë se lëvizja e jetës brenda teje”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Gjira ka kurorëzuar vite më parë lidhjen me futbollistin Ali Ibrahimin, nga i cili u nda për rreth një vit për t’u ribashkuar. /Telegrafi/