Gold AG i reagon personit që komentoi negativisht mjekrën e tij: Këmbët e mia janë më të pastra se fytyra jote

  
  

Reperi i njohur, Gold AG, është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij.

Jo të pakta janë rastet kur përmes rrjeteve sociale, reperi shpreh edhe reagimin e tij ose indinjatën lidhur me ndonjë çështje aktuale.

Mirëpo një koment duket se i ka bërë shumë përshtypje, gjë për të cilën ka vendosur të reagojë.

Gold AG u ka reaguar të gjithë atyre që komentojnë mjekrën e tij, dhe këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

Ai thotë se është më i pastër se sa personi që ka bërë një koment të tillë.

  

Foto: Gold AG/InstaStory

  

“Pse ma shan mjekrën o burrë bote, kur këmbët e mia janë më të pastra se vet fytyra jote. Këtë e them me plot meritë, se ti njëherë e lan fytyrën ndërsa unë këmbët pesë herë në ditë”, ka shkruar reperi në Instagram.

Mirëpo pavarësisht kësaj, reperi nuk ka bërë të ditur se kush është personi që iu adresua me këtë kritikë. /Telegrafi/