Gold AG publikon fotografi të 30 viteve më parë: Si atëherë dhe sot me veshje kombëtare

 
 

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe qëndrimet e tij lidhur me ndonjë ngjarje vendore.

Së fundmi, edhe ai i është përgjigjur sfidës “10 Years Challenge” në rrjetin social Instagram, duke publikuar fotografi të të së kaluarës.

Megjithatë, ai ka vendosur që ta ndryshojë pak sfidën duke publikuar një imazh të 30 viteve më parë, ku si fëmijë shfaqej me veshje kombëtare.

Ndërkohë edhe një nga fotografitë e realizuara viteve të fundit, reperi ka përzgjedhur një foto ku shfaqet me veshje tradicionale.

“30 vjet i njëjti”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Gold AG ndërkohë vazhdon të jetë aktiv me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga publiku. /Telegrafi/