Grabitet shtëpia e vajzës së Chris Brown! Hakmarrje ndaj reperit?

  

Këngëtari Chris Brown ka përjetuar disa ditë të mbushura me stres për shkak të akuzës për përdhunim, por nuk ka përfunduar gjithcka këtu.

Sot, ai është njoftuar se shtëpia ku qëndron vajza e tij e vogël është grabitur. Dikush hyri në apartamentin e Nia Guzman, nëna e 4-vjecares Royalty, raporton TMZ.

Thuhet se hajdutët kanë marrë disa canta dhe këpucë të Nias, vajzës së saj të madhe dhe Royalty. Ish-partnerja e Chris Broën beson se dikush e ka ndjekur pasi grabitja është bërë pikërisht kur shkoi të vizitonte nënën e saj.

Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë person i lënduar dhe vajza e reperit është mirë. Nuk dihet nëse është ndonjë hakmarrje ndaj reperit nga modelja franceze, dëshmia e së cilës për përdhunim u hodh poshtë nga policia për mungesë faktesh.