Gruaja e Lumi B shijon jetën martesore me reperin

 
 

Ata janë prej çifteve shembullore të skenës, duke u kujdesur që gjithmonë të ruajnë jetën private.

Lumi B dhe bashkëshortja e tij, Miranda, prej vitesh shijojnë një lidhje shumë të fortë.

Ata janë prindër të Blinit të vogël e nuk kanë përjashtuar asnjëherë mundësinë për fëmijë të tjerë.

Është bashkëshortja e Lumit që ka shprehur lumturinë në çift duke publikuar një thënie të njohur në rrjetin e saj personal social.

“Takimet si një çift i martuar janë thjesht lundrim në Netflix derisa të gjesh diçka për të cilën bini darkod dhe të mos të zë gjumi i pari. Unë dhe Lumi B”, shkruan në këtë postim të publikuar nga Miranda.

Shumë çifte kuptojnë situatën e Lumit dhe Mirandas të cilët mbrëmjet i shijojnë më shumë në shtëpi se sa darkat e shtrenjta.

Lumi B pritet të publikojë së shpejti projekt të ri muzikor, të parin për vitin 2019. /Telegrafi/