“Hollywood Reporter” e ngatërron Rita Orën me Post Malonen

  
  

Rita Ora ka bërë bujë të madhe në mediat e huaja edhe pse nuk ka qenë protganiste.

Fotografia e bukuroshes shqiptare gabimisht u gjen në revistën e mirënjohur amerikane të shoubitiz, Holywood Reporter.

Në fakt, këngëtarja jonë aq bukur ishte maskuar si këngëtari si Post Malone me rastin e festës së Halloweenit, sa që në grackën e saj ka rënë edhe revista 89-vjeçare.

Gazeta në shkrimin e fituesve të Grammy, Camila Cabello, Cardi B dhe Post Malone, në vend të këtij të fundit e kanë vënë imazhin e biondinës.

Edhe vetë hitbërësja e “Anywhere” duke qenë mysafirë e Jimmy Fallonit, shumë prej fansave dhe miqve nuk kishin arritur ta kuptonin se ishte ajo dhe jo artisti amerikan gjatë “Natës së shtrigave”.

Ndërkohë, vitin e kaluar ajo ka nxjerrë në shitje albumin më të ri muzikor të titulluar, “Phoenix”, ku ka përfshirë 12 këngë.

Artistja ka bërë të ditur se albumi është renditur në Top-5 albumet më të dëgjuara nga një artiste në 2018 si dhe albumi i 6 më i dëgjuar nga një artiste në Angli. /Telegrafi/