Hoqi dorë nga rrjetet sociale pas vdekjes së badigardit, me të zeza dhe pa make-up Jessie J shfaqet në publik për herë të parë [FOTO]

 

Pak javë më parë, këngëtarja e famshme Jessie J njoftoi të gjithë fansat se për një kohë të gjatë do të shkëputej nga rrjetet sociale.

  

Ky vendim i artistes erdhi pas vdekjes së ‘bodyguard-it’ të saj dhe këtë ndarje këngëtarja e përjetoi shumë keq. Për herë të parë pas kësaj deklarate, jessie J është shfaqur në publik, shumë më ndryshe se më parë. Këngëtarja ishte veshur shumë thjesht dhe pa pikë ‘make up-i’ në fytyrë, sepse siç duket këtë kohë po e shfrytëzon për t’u relaksuar sa më shumë.

dghjk.jpg

Në postimin e saj të fundit në ‘Twtter’, Jessie u shpreh se donte të shpenzonte më shumë kohë të vërtetë me njerëzit e dashur dhe veten e saj, për të qëndruar sa më larg telefonit dhe rrjeteve sociale. Kujtojmë se kohët e fundit, këngëtarja përflitet edhe për një lidhje të re dashurie me aktorin dhe këngëtarin amerikan, Chaning Tantum.

aeryrstutyi.jpg

 

albshowbizzz.com