Humbi betejën me sëmundjen! Ndahet nga jeta aktorja e famshme turke me origjinë SHQIPTARE! [FOTO]

 

Kinematografia turke ka humbur edhe një prej ikonave të saj. Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë aktorja turke me prejardhje shqiptare, Aysen Gruda. E lindur më 22 gusht 1944 në Stamboll nga një familje shqiptare, aktorja është konsideruar si ikona e filmave dhe serialeve të Turqisë.

Gruda u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë në pankreas. 74-vjeçarja u shfaq në disa muzikale si “Mum Sondu”, “Deve Kuşu Kabare”, “Hababam Sınıfı Muzikali”, “Yedi Kocalı Hurmuz”. Aktorja e famshme është shfaqur në mbi 100 filma, përmendim ndër të tjera, Tosun Pasha, Sut Kardesler, Gulen Gozler, Sabanoglu Saban, Hababam Sınıfı dhe Neseli Gunler.

 

albshowbizzz.com