I akuzojnë të bijën për operacione plastike, “shpërthen” nëna e modeleve të famshme
Gigi dhe Bella Hadid janë dy prej modeleve më të njohura në botë. Ato shfaqen si imazh i markave të njohura si dhe dalin në pasarelat e modës për të prezantuar koleksionin më të ri.
Shpesh herë ato komentohen për ndërhyrje kirurgjikale në rrjete sociale, gjë të cilën e ka mohuar nëna e tyre Yolanda. Në një fotografi ku tregonte se ka hequr cdo përbërës të huaj nga trupi, një koment i tërhoqi vëmendjen pasi fliste për të bijat e famshme.
Ndjekësja shkruante: “Unë jam dakord me ty, por po vajzat e tua? Veçanërisht Bella! Ajo është e bukur, por duket që përdor mbushës (filler)?! Si e shpjegon këtë?”.
Nuk mungoi replika e Yolandës, e cila ia ktheu: “Asnjëri prej fëmijëve të mi nuk ka përdorur ndonjëherë mbushës, botox, apo diçka të huaj në trupin e tyre! Ata e dinë më mirë pasi më panë se ç’hoqa unë!”