I ftohti ekstrem në Amerikë, reperja fajëson presidentin Trump
Miliona amerikanë po përjetojnë ato që mund të jenë temperaturat më të ulta ndonjëherë, pasojë e një masë ajrore të ftohtë që vjen nga Arktiku që është përhapur në të gjithë vendin.
Një prej repereve më të famshme në botë, Cardi B duket se nuk po e pëlqen aspak të ftohtin. Me anë të një postimi në Instagram duket se fajëson presidentin Trump.
Në imazhin ku shfaqet ish-presidenti i Amerikës shkruhet: “Nuk ka qenë kurrë kaq ftohtë kur Obama ishte president”.
Ndërkohë, e mërkura (30 janar) ishte dita më e ftohtë ku temeratura në Dakotën e Veriut shkoi në -54 gradë. Të paktën deri tani raportohet se 8 persona kanë humbur jetën nga i ftohti polar.
Bro why is it so cold out here like this ? Shit don’t make no sense