I revoltuar me anëtarët e ‘label’-it, Cozman jep dorëheqje nga BabaStars?

 
 

Kishte tash e sa javë që reperi Cozman publikonte në rrjetet sociale video thumbuese ndaj disa reperëve por pa treguar se me kë e ka në të vërtet.

Mirëpo videoja e fundit e hedhur në Instagram ka treguar qartë se për çfarë bëhet fjalë.

Mesa duket, reperi ka vendosur të jap dorëheqje nga ‘label’-i BabaStars, pasi siç thotë në video nuk po mundet më të vazhdojë karrierën me reperët e këtij ‘label’-i.

“S’po mundem më me repera fallco. Këta nuk ishin kërkah”, thotë ndër të tjerash ai në videon e ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Por këtyre, ai u kërkon falje fansave për anulimin e koncerteve të shumta që janë bërë këto kohë, duke i paralajmëruar ata se së shpejti do të vijë ndryshe dhe me projekte të reja.

Përndryshe ‘label’- BabaStars ka qenë shumë e përflur muajt e fundit për përçarjes mes anëtarëve të tij, madje përflitet se edhe reperi Skivi është larguar gjithashtu.

Reperi i parë që ishte larguar nga ky ‘label’ ishte Ledri Vula në vitin 2012, gjersa më pas dorëheqje kishte dhënë edhe një nga ish-menaxherët, Albert Krasniqi. /Telegrafi/