Irina Shayk flet për amësinë: Jeta ime ka ndryshuar për mirë

  
  

Modelja e njohur ruse Irina Shayk është një nga modelet më të kërkuara të ditëve të sotme dhe rusja e parë që shfaqet në kopertinën e revistës “Sports Illustrated”.

Irina ka qenë në lidhje prej më shumë se dy vitesh me aktorin e famshëm të Hollywoodit, Bradley Cooper.

  

Irina Shayk dhe Bradley Cooper (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

  

Çifti janë prindër të një vajze, Lea De Seine, dhe që atëherë Irina ka lënë pak anash karrierën e saj.

Për shkak se vajza e tyre është rritur pak, Irina tha në një intervistë së fundmi se tani po mendon t’i rikthehet modës.

Irina bëri një fushatë reklamimi për një markë të famshme bizhuterish në Moskë.

  

Irina Shayk (Foto: JP Yim/Getty Images/Guliver)

  

“Gjithmonë them se fakti që unë u bëra nënë është një nga gjërat më të mira në botë’.

‘Nuk mendoj se ka ndryshuar jetën time, por ka ndryshuar për mua që të ndihem më mirë. Familja është gjëja më e rëndësishme në botë”, ka thënë Irina. /Telegrafi/

  

Irina Shayk (Foto: Matthias Nareyek/Getty Images/Guliver)