Irina Shayk: Të qenurit nënë, gjëja më e bukur në botë
Supermodelja Irina Shayk ka folur për herë të parë për ndjesë e të qenurit nënë.
Ylli i pasarelave u shpreh se e urren kur njerëzit i thonë se tani që është bërë nënë nuk mund të vishet seksi.
“Gjithmonë them se të qenurit nënë është një nga gjërat më e bukur në botë,”-tha 33-vjeçarja për revistën W. “Nuk mendoj se ka ndryshuar jetën time. Ndryshoi në një mënyrë për të qenë më e mirë. Familja është gjëja më e rëndësishme në botë.”
Ndërsa shtoi se nuk i pëlqen kur njerëzit i komentojnë veshjen vetëm për faktin që është nënë.
“Ndonjëherë njerëzit thonë: Ajo është nënë, si ka mundësi që e vesh këtë? Ndërsa unë i them të më lini rehat. Jetojmë në shekullin e 21-të. Vetëm për shkak se je nënë kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndryshoni apo të visheni ndryshe. Vazhdoni shprehni veten tuaj dhe atë që jeni.”
Shayk tha se çdo grua është seksi në mënyrën e vet.
“Është diçka që vjen nga brenda jush. Nuk keni pse ta tregoni,”-shpjegoi Irina. “Kur shoh një grua të veshur me kostum dhe atlete unë mendoj se është seksi. Bëhet fjalë për karakterin tuaj. Mënyra sesi lëvizni, si flisni, këtë konsideroj seksi unë. Është diçka më klasike dhe e sofistikuar dhe moderne. “
Shayk është e martuar me aktoren Bradley Cooper dhe çifti mirëpriti në jetë vajzën e tyre të parë Lea De Seine në maj të vitit 2017.