J.LO, Ed Sheeran, Keith Urban, Post Malone do të rikrijojnë “68 Comeback Special” në nderim të Elvis Presleyt

 
 

Në ditën që Elvis Presley kishte mbushur 84 vjet, disa yje të Hollivudit do të bashkohen, duke e nderuar me rikrijimin e “68 Comeback Special”.

Ed Sheeran, Keith Urban, Carrie Underwood dhe shumë të tjerë do jenë mesin e emrave të shumtë që do të marrin pjesë në këtë shou.

NBC gjithashtu do t’i bashkoj edhe shumë yje të talentuara në muajin shkurt për të nderuar legjendën e vdekur, Elvis Presley.

“Dëgjova John Legend për një ditë dhe mendova se do të këndonte në mënyrë të përkryer një nga këngët e Elvisit”, tha producenti With Ehrlich.

“Pastaj Keith Urban kërkoi Post Malone për një duet në një nga këngët, ku ky ifundit automatikisht u pajtua”, shtoi ai.

Audienca mund të pres shumë, duke pasur parasysh se kanë bashkuar emra të mëdhenj që do të punojnë së bashku për të arritur këtë projekt.

Jennifer Lopez, Alessia Cara, Yolanda Adams, Blake Shelton dhe Shawn Mendes janë disa artistë të tjerë që do të regjistrojnë këngët e Elvisit. /Telegrafi/