Jeff Bezos do t’i duhet ta ndajë pasurinë e tij 140 miliardë dollarëshe dhe ta bëjë MacKenzien gruan më të pasur në botë

 
 

CEO i kompanisë gjigante “Amazon”, Jeff Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie nuk kishin një marrëveshje pajtimi, dhe kështu vendosën të divorcohen.

Prandaj ata do të kenë të drejtën e ndarjes në gjysmë të pasurisë së Jeffit prej 140 miliardë dollarësh, sipas TMZ.

Shkurorëzimi i tyre do të dorëzohet në Uashington, një shtet i pronës komunitare, që do të thotë që të gjitha pasuritë e fituara gjatë martesës nga secili bashkëshort janë të ndara në mënyrë të barabartë.

Kjo do ta bënte MacKenzie Bezos, 48-vjeçare, gruan më të pasur në botë, me një pasuri prej 70 miliardë dollarësh, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

 

Jeff Bezos dhe MacKenzie Bezos (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

 

Pasuria e Jeffit është rritur në mënyrë eksponenciale në pesë vitet e fundit, ndërsa Forbes vlerësoi vlerën e tij neto të fitimeve në 32 miliardë dollarë në mars të vitit 2014.

Menjëherë pasi çiftit u martuan në vitin 1993, Bezos u largua nga puna si nënkryetar i një firme investimi në Nju Jork dhe ata u zhvendosën në një shtëpi me qira me një dhomë gjumi në Seattle.

Ishte garazhi i kësaj shtëpie, ku Bezos e ngriti firmën e tij “Amazon” në vitin 1994, dhe vazhdoi të jetonte në shtëpinë modeste deri në vitin 1999, kur ai u përfshi për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes me një vlerë neto të regjistruar prej 10.1 miliardë dollarësh.

 

Jeff Bezos (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

 

Kur vlera neto e Bezos arriti 105.1 miliard dollarë në janar të vitit 2018, CNN raportoi se ai ishte personi më i pasur në histori.

Tani, pasuria e tij është me vlerë 136.9 miliardë dollarë, dhe ai dhe MacKenzie mendohet të kenë më shumë kapital së bashku, se pothuajse askush tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Business Insider.

Edhe me një pasuri prej 70 miliardë dollarësh, themeluesi i Amazonit do të vazhdonte të gjendej në vendin e pestë më të pasur, sipas Indeksit miliarder Bloomberg.

 

Jeff Bezos dhe MacKenzie Bezos (Foto:Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

 

MacKenzie Bezos do të marrë vendin e parë si gruaja më e pasur në botë, duke lënë prapa Françoise Bettencourt Meyers, 65 vjeçe, nga Franca, familja e së cilës drejton kompaninë globale të bukurisë “L’Oreal”. Pasuria e saj masive sillet rreth 46.5 miliardë dollarë.

Ndarja e aseteve të Bezos mund të jetë ende e ndërlikuar, sepse të dy do të vazhdojnë të ndjekin sipërmarrje të përbashkëta, sipas deklaratës së përbashkët që çifti i ndarë njoftuan kur bënë të ditur divorcin.

Kjo ndarje vjen pasi është zbuluar se drejtori ekzekutiv i “Amazon” ka pasur një ‘lidhje sekrete tetë muajshe’ me një grua të martuar prapa krahëve të gruas së tij.

Bezos është takuar me Lauren Sanchez, 49 vjeçe, një pilote helikopteri që nga qershori, sipas National Enquirer.

Një burim i afërt me Bezos tregon për DailyMail se themeluesi i “Amazon”-it filloi të dilte me Sanchez pasi u nda nga gruaja e tij, megjithatë National Enquirer  thotë se lidhja ka vazhduar për tetë muaj prapa krahëve së bashkëshortëve të tyre. /Telegrafi/

 

Jeff Bezos dhe ish-bashkëshortja e tij (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)