Jessie J mbyll llogaritë në rrjetet sociale pasi vdes truproja i saj

 
 

Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J, ka vendosur të heq dorë për një kohë nga të gjitha rrjetet sociale.

E gjitha ka të bëjë me një tragjedi personale, ngase truproja i saj i besuar pak ditë më parë ndërroi jetë.

 

Jessie J (Foto: Paras Griffin/Getty Images/Guliver)

 

I njohur si Dave, i ndjeri ishte një nga njerëzit më të besuar të këngëtares, dhe kjo e fundit është lënduar shumë me humbjen e tij.

“Po e nis vitin me disa gjëra të papritura personale. Kjo më ka bërë që të jem më prezente në jetën time. Të kaloj më shumë kohë me njerëzit që i dua dhe të kem kohë për veten”

‘Kur të godet mërzia, është e rëndësishme që ta përqafojmë në mënyrë që të mos na definojë. Kështu që do të pushoj pak nga rrjetet sociale”, ka thënë jessie J.

 

Jessie J (Foto: Tibrina Hobson/Getty Images/Guliver)

 

Përndryshe, këngëtarja britanike ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2018 me këngë e koncerte të shumta.

Ajo ka qenë shumë e përfolur edhe për jetën private, pasi e njëjta është përfolur se nuk mund të bëjë fëmijë. /Telegrafi/

 

Jessie J (Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)