John Terry sulmohet nga qentë, intervenon pronari për ta shpëtuar
John Terry është pensionuar nga futbolli aktiv gjatë vitit të kaluar kalendarik.
Ish-futbollisti i Chelseat, Terry po shijon në maksimum jetën private pasi i ‘varri’ këpucët si futbollist.
Gjatë ditës së djeshme, anglezi ka provuar disa momente të sikletshme, të ndryshme nga emocionet e futbollit.
Në fakt, gjatë pushimeve dy qen të mëdhenj e kapën nga mëngët e xhupit ish reprezentuesin anglez.
Ai u përpoq që me forcë t’i hiqte nga vetja, por ishte e pamundur ta bënte një gjë të tillë i vetëm, ku intervenoi zoti i qenve.
Johni 38-vjeçar e shpërndau videon në llogarinë personale në Instagram me 4.5 milionë ndjekësit e tij, ku mori 50 mijë pëlqime për 30 minuta.
Ndryshe, Terry është asistent i trajnerit në skuadrën që bën pjesë në Championship, Aston Villa. /Telegrafi/