Johnny Depp prova të reja se nuk e dhunoi Amber Heard

  

Johnny Depp ka dorëzuar dëshmi të reja në gjykatë për të provuar se nuk e ka dhunuar kurrë ish gruan e tij, Amber Heard.

Dëshmia do të përdoret në akuzën për shpifje të ngritur nga Depp kundër tabloidit britanik, The Sun, që publikoi një artikull nga Dan Wootton duke e quajtur aktorin një “dhunues gruaje”.

“Depp paraqiti prova të reja në gjyaktë, përfshirë pamjet e kamerave të sigurisë që kanë kapur fytyrën e Heard në ditët pas akuzës ndaj Johhny për dhunim, dëshmitë e marra nga fqinjët në vitin 2016, dëshmitarët okular dhe personeli që ndërveproi me Heard në ditët pas akuzës,”-tha avokati i aktorit, Adam Waldman.

Avokati tha se dokumentet do bëhen publike në një moment të dytë.

Përveç kësaj, avokati vuri në dukje se Heard është e lirë të paraqesë dokumentet e saj në gjykatë.

55-vjeçari ka paditur gazetën britanike The Sun, për shkak se botoi lajmin se Depp dhunoi aktoren.

Dokumentet e paraqitura të martën pohojnë se oficerët e policisë nuk kanë vërejtur lëndime tek 32-vjeçarja pas mosmarrëveshjes së çiftit në maj 2016.

Heard pretendoi se ish-bashkëshorti i hodhi një telefon në fytyrën e saj.