Justin Bieber në hapat e Kanye West, sjell linjën e veshjeve

  

Ylli i popit Justin Bieber ka hyrë në indrustrinë e modës si stilist dhe ka krijuar një linjën e veshjeve “Drew House” në ngjyrën bezhë dhe mustardë.

“Për çmimin prej 48 dollarësh, ju mund të keni një bluze unisex me një fytyrë emoji të buzëqeshur”, shkruan USA Today.

Ndërsa me 128 dollarë mund të merrni një bluze dhe një palë pantallona kadife.

Justin Bieber nuk e ka konfirmuar ende që është linja e tij, por në shumë fotografi shihet me veshje të Drew House.

Kanye West është një prej artistëve më të famshëm në botë që ka krijuar një firmë me veshje dhe ka patur mjaft sukses. Pritet që dhe Justin Bieber të arrijë suksesin e tij.