KafeIn/Klajdi Musabelliu: Projekti im i ri, riprodhimi i parodive të suksesshme të së shkuarës

 

Klajdi Musabelliu është rikthyer në Tiranë me projekte të reja në fushën e artit.
I ftuar në KafeIn, me moderatorin Flavio Qarri, këngëtari simpatik Klajdi Musabelliu ka rrëfyer planet e tij jo vetëm si aktor dublant por dhe si bashkëdrejtues i saj.
“Me studion Dodona kam 7 vjet bashkëpunim si aktor dublant në paroditë, filmat e animuar që prodhon, por sot më është ofruar një pozicion tjetër si bashkëdrejtues I studios.
Në planet e mia një vend zë rikthimi i parodive të së shkuarës, për ti sjellë tek brezi i ri që ende s’i njeh këto vepra artistike.
Gjatë bisedës në studio, Klajdi tha se në Itali i është dashur të kryejë punë të ndryshme, por nga muzika nuk hoqi dorë.
 “Pianobari ka qenë për disa muaj puna ime e përditshme në mbrëmje. Atje kam kënduar pjesë të ndryshme muzikore dhe sërish jam I dyzuar për t’u rikthyer apo jo në Itali”, tha Klajdi.
Ndiqni në videon më poshtë, intervistën e zgjeruar

 

 

albshowbizzz.com