Nëntor Fetiu për vite me radhë ishte ndër aktorët më të pëlqyer në vend, kryesisht për shkak të rolit të “Korabit” tek seriali “Familja Moderne”, shkruan “Kosovarja”.
Me përfundimin e “Familjes…” edhe Nëntorin e pamë dukshëm më pak e më rrallë në projekte artistike.
Gjithsesi, ai ka pasur angazhimet e tij aty-këtu, por më nuk ka qenë pjesë e ndonjë serial me ndikim në audiencë, siç ishte familja, shkruan “Kosovarja”.
Ajo që është me rëndësi të ceket, është se aktori i talentuar ka një jetë të lumtur pranë fëmijëve dhe të shoqes, Njomzes, që gjithashtu është aktore.
Njomza, së fundi e ka provuar vetën edhe si moderatore, ndonëse shpejtë u tërheq nga ky rol./Kosovarja/



albshowbizzz.com
