Kastro Zizo i gjen burrë Era Rusit, këngëtarja habit me përgjigjen
Era Rusi është ende beqare! Këtë e konfirmoi në emisionin “Late Night Show” në Ora News ku zbuloi se meshkujt mund ta kenë frikë pasi është femër e realizuar dhe nuk ka nevojë për mbështetjen ekonomike të askujt. Gjatë bisedës me moderatorin Kastro Zizo, Erës i erdhi një ofertë e papritur për tu lidhur me një biznesmen, të cilin e refuzoi publikisht.
Kastro Zizo: Do fejohesh apo martohesh ti?
Era Rusi:
Jo. C’ke ti, të kam ngelur në derë unë?
Kastro Zizo: Unë të flas se të kam shoqe.
Era Rusi: Ke ndonjë gjë për të më ofruar?
Kastro Zizo: Kam një djalë teze. Jeton në Milano.
Era Rusi:
Këtu ma prishe pak… cfarë pune bën ai?
Kastro Zizo: Ka një biznes të vetin, punë të ndershme. Mund të bëjmë një takim në Romë dhe në momentin që do përfundoni bashkë, do më blini një apartament.
Kastro Zizo: Nuk do ta takosh ë?
Era Rusi:
Jo.
Kastro Zizo: Unë di të them se në shkurt të vitit tjetër, ti do kesh një shtatzëni.