Kastro Zizo tregon tatuazhet e shumta në trupin e tij

 
 

Këngëtari Kastro Zizo është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai është një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, Kastro ka vendosur të publikojë në InstaStory një imazh, ku shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit.

 

Foto: Kastro Zizo/InstaStory

 

Ai ka vënë në dukje tatuazhet e shumta që ka të realizuara në trupin e tij, të cilat secila prej tyre kanë një kuptim të veçantë.

Përndryshe, “Sonata e gjumit” është kënga e fundit që ai solli për fansat, të cilën e interpretoi vitin e kaluar në festivalin “Kënga Magjike”.

I njëjti vazhdon të jetë aktiv në muzikë duke punuar rreth këngëve të reja, gjersa nuk mungon edhe në koncerte.

Vite më parë, Kastro ka qenë në lidhje me bukuroshen nga Kosova, Erlehta Hoti, me të cilën ka së bashku edhe një vajzë. /Telegrafi/